Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një arkitekt nga Zvicra, pronari i “El Bau” dhe tre të tjerë: Kush janë drejtuesit e rinj të Gjilanit?
    Ballina-2

    Një arkitekt nga Zvicra, pronari i “El Bau” dhe tre të tjerë: Kush janë drejtuesit e rinj të Gjilanit?

    29/08/2023 11:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi i futbollit Gjilani ka bërë të ditur sot se drejtimin e klubit e kanë marrë disa afaristë të njohur, në krye me Afrim Veliun.

    Veliu do të jetë president i klubit dhe përfaqësues i katër aksionarëve tjerë të klubit: Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

    Veliu është një arkitekt i njohur, i cili veprimtarinë e tij biznesore e zhvilluar jashtë vendit, kryesisht në Zvicër dhe në Austri. Nën pronësinë e tij, Veliu ka një kompani të njohur arkitekturore, Velarch GmbH.

    Afrim Veliu
    Afrim Veliu

    Sikurse Veliu edhe Qëndrim Demiri e Valmir Emini veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Zvicër. Demiri është pronar i një kompanie të njohur, “Demiri Gartenbau”, që merret me rregullimin e kopshteve, ndërsa Emini punon si shitës në një autosallon të veturave në Zvicër.

    Qendrim Demiri
    Qendrim Demiri
    valmir emini
    Valmir Emini

    Ndryshe nga aksionarët tjerë të klubit, Fatlum Pireva veprimtarinë e tij biznesore e ka zhvilluar në Kosovë. Ai është afarist i njohur, nën pronësinë e të cilit ndodhet kompania “EL-BAU” SH.P.K.

    Fatlum Pireva
    Fatlum Pireva

    “EL-BAU” është një kompani e njohur në Kosovë që merret me ndërtimin e rrugëve dhe objekteve banesore.

    Gjilani kishte mbetur pa pronarë pas dorëheqjes së Florim Zukës nga posti i presidentit të klubit. Nga klubi ishin larguar shumë futbollistë, por Gjilani ka bërë disa përforcime të reja.

    Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Gjilani ka një pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë në tabelën e Superligës së Kosovës.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.