Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një brazilian i frikësohet Argjentinës: Pse janë favoritët kryesorë për Kupën e Botës
    Futboll ndërkombëtar

    Një brazilian i frikësohet Argjentinës: Pse janë favoritët kryesorë për Kupën e Botës

    01/10/2022 01:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Botërori Katar 2022 po afron dhe Rivaldo i ka idetë e qarta në lidhje me Kombëtaren favorite. Legjenda braziliane, i cili fitoi “Topin e Artë” (1999) dhe Kupën e Botës (2002), zgjedh Argjentinën si kandidaten kryesore për triumfin në turneun që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

    Kombëtarja albiceleste po kalon një moment shumë të mirë dhe në triumfin 3-0 ndaj Hondurasit regjistroi ndeshjen numër 35 pa humbje. Disfata e fundit e Argjentinës ndodhi në 3 korrikun e vitit 2019 ndaj Brazilit (2-0).

    “Duke u bazuar te ndeshjet e fundit, unë shoh Argjentinën në formë të shkëlqyer, kjo edhe falë fitimit të Kupës së Amerikës vitin e kaluar, kështu që ne duhet t’i marrim seriozisht në Katar. Skuadra demonstron siguri edhe në prapavijë.

    Lionel Messi aktualisht po bashkëpunon mirë me shokët e tij të skuadrës, gjë që e bën lojën e tij më të thjeshtë. Ky Botëror mund të jetë i fundit për Leon, kështu që Argjentina do të konkurrojë për fitimin e trofeut.

    Nga skuadrat evropiane nuk përjashtoj nga favoritet Spanjën, Gjermaninë dhe Francën, pasi janë Kombëtare që kanë lojtarë të mëdhenj dhe një histori të pasur”, deklaroi Rivaldo.

    TË LIDHURA

    Oguns te Ferizaj, Prekazi te Prishtina e Re

    04/02/2026 19:21

    Ballkani vazhdon me përforcime me lojtarin e Gambisë

    04/02/2026 19:18

    Erdogan ‘sebep’ që N’Golo Kante të transferohet te Fenerbahçe

    04/02/2026 18:49

    Lider i besuar i futbollit kosovar, Agim Ademi drejt mandatit të tretë në krye të FFK-së

    04/02/2026 17:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.