Tifozët në Katar kanë mundur ta fotografojnë vetëm nëpër tribuna, por e përditshmja gjermani Bild bëri edhe më tepër për ikonon seksi të këtij Botëroti.
Ivana Knöll 30vjeçe ka çmendur tifozët nëpër stadiume me veshjet e saj seksi që nga fillimi i Kupës së Botës .
Fotot e Miss Kroacisë bëjnë xhiron e botës. Sidomos ai që tregon dy fansa nga Katari duke i rrëmbyer me telefonat e tyre.
Kudo që ajo shfaqet në Katar, alarmi bie. Të gjithë duan një selfie me të.
Ajo është lënë e qetë vetëm në dhomën e hotelit aty ku kanë hyrë gazetarët gjerman.
Hoteli ndodhet në lagjen moderne të West Bay, dhoma e saj është në katin e 24-të dhe ka një pamje të mrekullueshme.
Ivana përshëndet gazetarët në gjermanisht: “Përshëndetje! Mirë se vini në dhomën time.”
Ajo lindi si vajza e një babai gjerman dhe një nëne kroate në Frankfurt, madje shkoi në shkollë për disa vjet atje.
Më vonë ajo u transferua në Kroaci me nënën dhe njerkun e saj. Zemra e saj i përket kombëtares kroate. Nuk është e vështirë të shihet. Një flamur kroat është i varur mbi divan në dhomën e saj.
Shtrati është gjithashtu me flamur.
Dhe këtu është valixhja e saj – plot me veshje me modele të kuqe dhe të bardhë: bikini, bluza të ngushta, pantallona të ngushta, fustane, funde të shkurtra.
Sa nga këto veshje ka ajo me vete? Ivana: “As nuk e di. Thjesht hodha gjithçka në valixhe që më përshtatej.”
Ajo vendos spontanisht se çfarë do të veshë në lojëra.
“Kam ardhur në Katar nga Miami. Unë punoj atje si modele, influencer dhe aktore. Është Botërori im i tretë radhazi”.
Por e para ku ajo bën vërtet bujë. Para fillimit të turneut, ajo kishte 600,000 ndjekës në Instagram, tani janë 1.7 milion. Secila prej historive të saj shihet nga mbi 1 milion njerëz, përfshirë lojtarët e ekipit të saj kombëtar.
Dhe sa shpesh kontaktohet ajo? Ivana: “Merr aq shumë mesazhe çdo ditë sa nuk mund t’i numëroj më. Ka gjithashtu shumë, shumë e-mail. Mes tyre ka më shumë propozime për martesë.”
Ajo që mund ta shpëtojë disi nga fansat e tyre është prëgjigjia që dha – Miss Kroacia është në një lidhje të lumtur. Ajo ka një të dashur, nuk dëshiron të thotë më shumë për këtë.
Duke folur për përvojën e saj në Katar, ajo thotë: “Është vërtet e mrekullueshme. Askush nuk më ka thënë të mbulohem. Të gjithë duan foto me mua, edhe vendasit. Vetëm në Twitter ka pasur një reagim negativ nga një qytetar nga Katari. Por ai ndoshta donte vetëm vëmendje.”
Për shkak se i pëlqen shumë në shkretëtirë, ajo ka ndryshuar edhe planet e saj: “Në fakt kam dashur të largohem kur të eliminohen kroatët. Por tani sigurisht që do të qëndroj deri në finale , pavarësisht se kush luan atje”.