Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një mësues në SHBA fiton mbi 1 milion dollarë duke vënë bast për Marokun që do të arrinte në çerekfinale
    Ballina-2

    Një mësues në SHBA fiton mbi 1 milion dollarë duke vënë bast për Marokun që do të arrinte në çerekfinale

    09/12/2022 18:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një mësues i ri nga Nju Jorku është bërë milioner pasi fitoi afërisht një milion dollarë falë një basti të çmendur në Kupën e Botës në Katar.

    Mësuesi, emri i të cilit për disa arsye nuk është publikuar në media, besonte te kombëtarja e futbollit të Marokut, ndonëse nuk njihte asnjë futbollist të tyre.

    Amerikani ka vënë bast 91 mijë dollarë për faktin se Maroku do të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës. Plotësisht sensacionale, kjo përzgjedhje afrikane bëri pikërisht këtë dhe arriti suksesin më të madh në historinë e saj dhe i solli mësuesit të ri një milion dollarë fitime.

    A $1 MILLION WINNER THANKS TO MOROCCO 🤑

    (via @PropSwap | @FDSportsbook) pic.twitter.com/LoS6Mrho9h

    — Action Network (@ActionNetworkHQ) December 6, 2022

    Sipas Action Network që e kontaktoi fituesin, ai në një intervistë tregoi se nuk po e shikonte ndeshjen, pasi ishte në klasë në mësim.

    “Kam kontrolluar telefonin tim herë pas here, por nuk e kam parë ndeshjen. Nuk dija asgjë për Marokun. Nuk i di emrat e asnjërit nga lojtarët. Nuk do të gënjej. Në fund të fundit ishte një bast që pati fat”, ka thënë mësuesi.

    Ai pastaj shpjegoi strategjinë e tij fituese. Mësuesi besonte se Maroku ishte nënvlerësuar, sepse askush nuk do të vinte bast mbi ta dhe investoi një shumë të madhe në përzgjedhjen afrikane.

    Por ai nuk i ka fituar mbi 1 milion dollar, pasi që kishte vendosur ta mbronte bastin pak para goditjeve të penalltisë kundër Spanjës.

    Ai vuri bast 150 mijë dollarë për Spanjën për të avancuar tutje, ku kjo do t’i jepte një pagesë modeste në krahasim me atë që do t’i jepte Maroku.

    Por Maroku fitoi me penallti dhe ai u largua me rreth 850,000 dollarë fitim.

    Kujtojmë se Maroku do të luajë të shtunën ndaj Portugalisë, për të kërkuar gjysmëfinalen. /Telegrafi/

    TË LIDHURA

    Binjakët kosovarë po kërkohen nga skuadra e Bundesligës

    15/06/2025 18:20

    Zyrtare, Gattuso selektor i Italisë

    15/06/2025 18:18

    Zyrtare: Hamdi Namani përforcimi i radhës i Prishtinës

    14/06/2025 23:14

    Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

    14/06/2025 14:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.