Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen
    Ballina-1

    Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen

    22/07/2025 21:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita është mbajtur në pjesën e parë, por jo edhe në të dytë. Kampionia e Kosovës në futboll e humbi 2:0 ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

    Të martën mbrëma, Drita u mposht nga kampioni danez, Copenhageni. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Parken” në Kopenhagë.

    Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0:0.

    Në minutën e 67-të mbrojtësi i Dritës, Raddy Ovouka shkaktoi penallti. Në fakt arbitri tregoi në pikën e bardhë për një ndërhyrje për një veprim jo shumë të ashpër të Ovoukas. I saktë nga pika e bardhë ishte Magnus Mattsson. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 69-të.

    Pak minuta pas golit të parë, Ovouka bëri një ndërhyrje të rrezikshme në Mattssonin. Vendasit kërkuan penallti, por arbitri vlerësoi se loja duhet të vazhdojë. Ndërkohë u sinjalizua nga VAR-i. Pas rishikimit të situatës dha tjetër penallti për Copenhagenin.

    Sërish përgjegjësinë e mori Mattsson. Ai gjuajti në krahun tjetër të portës dhe mposhti për herë të dytë Faton Malokun. Goli i dytë i gjigantit danez u shënua në minutën e 76-të.

    Danezi Mattsson në lojë hyri në minutën e 68-të, por e vendosi sfidën me dy penallti të realizuara.

    Në pjesën e dytë Copenhageni, ashtu si pritej, kishte iniciativën e plotë. Rreshtoi rastet, por shënoi vetëm nga penalltia.

    Ndeshja e kthimit është të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

    Drita është bërë skuadra e parë kosovare që ka arritur në fazën e dytë kualifikuese të Championsit. Nëse eliminohet në këtë raund garash, vazhdon në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

    TË LIDHURA

    Ballkani nuk lejon befasi, bën hapin e madh drejt raundit tjetër

    22/07/2025 22:34

    Një pjesë e parë fantastike, por Drita dorëzohet në 45 minutat e dyta ndaj Copenhagen

    22/07/2025 21:06

    “Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’” | Reagon për herë të parë bashkëshortja e Diogo Jotës që pas vdekjes së tij, ndan fotot prekëse nga dasma e tyre

    22/07/2025 18:33

    E kryer, Gyokeres tek Arsenali

    22/07/2025 16:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.