Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin
    Ballina-1

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një anëtar i tifo-grupit “Intelektualët” në përkrahje të kampiones Dritës, i ka kushtuar me 500 euro gjobë “stërpikja me birrë” gjatë ndeshjes derbi ndërmjet Llapit dhe Dritës e zhvilluar të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kështu të paktën pretendojnë “Intelektualët”.

    Tifo-grupi i klubit Drita shkruan se edhe një anëtar i dytë i tyre është dënuar me 500 euro.

    “E paprecedentë dhe e patolerueshme, sjellja vulgare dhe mafioze, dje nga policia e Kosovës në Podujevë! Keni parë ju raste, ku dikush dënohet në shifra 500 euro, vetëm se në momente pasioni dhe feste, zgjedh të stërpik me birrë shokët e vëllezërit e tij në tribinë?! As ne nuk e besonim, se ka shkuar deri këtu pafytyrësia e uniformave policore, por ja që dje ishim dëshmitarë, ku 2 nga anëtarët tanë u dënuan me nga 500 euro. Njëri veç pse stërpiku me birrë e tjetri vetëm pse reagoi në momentet kur policët iu vërsulën antarit tonë. Në fakt, reaguam të gjithë, ku si pasojë e konflikteve me polici, edhe kopi mbeti i boshatisur në minutat e fundit të ndeshjes”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tifo-grupit “Intelektualët 1998”. Ky grup në faqen në facebook, ka ilustruar me fotografi dënimin me 500 euro të anëtarit të tyre.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.