Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një tjetër futbollist shqiptar do t’i bashkohet Besiktas
    Ballina-1

    Një tjetër futbollist shqiptar do t’i bashkohet Besiktas

    24/02/2024 20:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas Milot Rashicës e Ernest Muçi, Rey Manaj pritet t’i bashkohet Besiktasit.

    Paraqitjet e sulmuesit shqiptar me skuadrën turke Sivaspor nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klube të tjera të këtij vendi, teksa sipas Takvim, Manaj pëlqehet nga Besiktas. Besiktas, ekip për të cilin luan Rashica dhe Muçi, do të ishte i kënaqur nëse do transferonte Manaj, pa marrë parasysh çmimin e operacionit.

    Në fakt vlera e Manaj është rritur ndjeshëm, pasi futbollisti kuqezi ka realizuar 13 gola në kampionat. Kalimi te gjigandët e Besiktas do të ishte një “trampolinë” e vërtetë për 27-vjeçarin, në një periudhë të artë për të.

    Rey Manaj është një nga alternativat e mundshme të trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, për t’u grumbulluar me Kombëtaren, për Europianin që do të mbahet në verë. Tekniku kuqezi po vëzhgon me kujdes paraqitjet e lojtarit dhe gjasat janë të mira që ftesa të vijë.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.