Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A
    Ballina-1

    Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A

    05/08/2023 16:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një sezon fantastik në Itali me Cezenën, ka bërë që sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi të hedhë një hap të madh në karrierë. Sulmuesi i Shpresave do të transferohet zyrtarisht në Serinë A dhe do të jetë pjesë e Empolit, me akordin tashmë që është arritur mes palëve.

    Empoli do të paguajë 2.2 milionë euro për shërbimet e lojtarit teksa Çezena do të ruajë 30% të kartonit. Në momentin që Shpendi do të shitet nga Empoli, 30% e vlerës totale të transferimit do të kalojë në llogarinë e Cezenës.

    Shpendi do të kryejë sot vizitat mjekësore me Empolin dhe pritet zyrtarizimi nga klubi. Pjesë e Empolit, aktualisht është edhe Ardian Ismajli, teksa në të shkuarën kanë luajtur edhe emra si Hysaj, Bajrami apo Asllani të cilët kanë arritur të bëjnë hapa edhe më të mëdha, duke u transferuar te Napoli, Sasuolo apo Interi.

    Kujtojmë që dje në Serie A te Lecce u transferua mesfushori Ylber Ramadani. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.