Isnik Alimi është bashkuar në listën e përzgjedhësit Blagoja Milevski për ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024” këtë muaj. Njoftimin e ka bërë të ditur federata e futbollit të këtij vendi.
Mesfushori Alimi i cili aktualisht luan te skuadra Sepsi në Rumani,ka luajtur për gjeneratat U17 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut,por ka disa paraqitje edhe me grupmoshat U21 të Shqipërisë.
Këtë edicion 29-vjeçari nga Struga ka shënuar 4 gola dhe ka bërë një asistim në 12 ndeshje për Sepsin.
Trajneri Milevski është i kënaqur me paraqitjet e tij në kampionatin rumun dhe se përvoja e tij dhe forma në të cilën ndodhet,mund ta rrisë konkurrencën te ekipi dhe mund të sjell cilësi shtesë.
Maqedonia e Veriut të shtunën luan në shtëpi kundër Italisë,ndërsa tri ditë më vonë përballet në udhëtim me Maltën,në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Aktualisht,Maqedonia e Veriut ndodhet në pozitën e parafundit me tri pikë,pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
