Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një tjetër shqiptar te Roma, “Verdhekuqtë” sigurojnë shërbimet e talentit të sulmit
    Ballina-1

    Një tjetër shqiptar te Roma, “Verdhekuqtë” sigurojnë shërbimet e talentit të sulmit

    13/01/2024 22:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas “shtatlartit”, të qendrës së mbrojtjes, tashmë, një tjetër futbollist shqiptar do të vihet nën urdhrat e teknikut, Jose Mourinho te Roma.

    Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e sulmit, Kevin Zefi i cili në këtë sesion të merkatos është transferuar me të drejta të plota në “Verdhekuqtë” kryeqytetas, nga “Zikaltërit” e Inter.

    Sulmuesi ishte në pronësinë e Inter aty ku shkëlqeu në sektorin e të rinjve “Zikaltër” duke u shndërruar në një prej golashënuesve kryesorë të Inter U18. Te Roma, Zefi do të ketë mundësinë për t’u stërvitur me skuadrën e parë dhe në sytë e “Special One”, në pritje të shansit “të artë” për të debutuar në elitën italiane, Serie A.

    Këtë sezon, Roma ka pasur probleme në aspektin ofensiv teksa Paulo Dybala dhe Andrea Belotti nuk i kanë shpëtuar shqetësimeve fizike duke lënë të vetëm “bomberin” belg, Romelu Lukaku. Kështu, në rast se ia del të bindë në stërvitje, atëherë Zefi mund të ketë shansin për një rol prej protagonisti në pjesën e dytë të sezonit te Roma.

    TË LIDHURA

    Debutimi i Jasharit te Milani vlerësohet lart

    09/08/2025 20:08

    Kosova U19 fiton ndaj Marokut në Botërorin në Egjipt

    09/08/2025 19:33

    Malisheva zyrtarizon talentin e Ballkanit

    09/08/2025 17:34

    Daku shënon gol, por Rubin Kazani mposhtet thellë

    09/08/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.