Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Një trajner i madh si Zekirija Ramadani: Do japim maksimumin edhe nëse nuk marrim asnjë cent deri në fund
    Ballina-2

    Një trajner i madh si Zekirija Ramadani: Do japim maksimumin edhe nëse nuk marrim asnjë cent deri në fund

    11/11/2022 21:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zekirija Ramadani, kryetrajner i Sport Club “Gjilani” ka deklaruar se është zotuar së bashku me futbollistët për të dhënë maksimumin e mundur deri në fundin e stinorit vjeshtor të kampionatit, transmeton Gazeta Enigma.

    Edhe nëse nuk do të ketë të ardhura financiare, futbollistët dhe trajneri i ‘kuqebardhëve’ do të japin maksimumin.

    “Jemi zotuar me futbollistët se do të japim maksimumin deri në fundin e stinorit vjetor edhe nëse nuk do të marrim asnjë cent”, deklaroi Ramadani për “Radio Star”.

    I pari i stolit gjilanas deklaroi ndër të tjerash se është jashtëzakonisht i kënaqur me punën e stafit, pavarësisht situatës së krijuar në klub.

    “Është e vështirë t’i gjesh fjalët për t’i motivuar futbollistët, por falë punës së jashtëzakonshme të stafit ja kemi arritur t’i kemi këto rezultate”, shtoi ndër të tjerash Ramadani.

    Gjilani aktualisht pozicionohet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 24 pikë të tubuara.

    Deri në fundin e stinorit vjeshtor të kampionatit, “Skifterët” do të ballafaqohen me Llapin dhe Ballkanin në kampionat, ndërkohë për kundërshtar në 1/16 e finales së Kupës do ta kenë klubin Trepça nga Mitrovica që bën gara në Ligën e Parë

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.