Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ‘No Aro Muric, no party’, padrejtësia që i bën portierit kosovar po i kushton Burnleyt – dy ndeshje dhe gjashtë gola të pësuar
    Ballina-2

    ‘No Aro Muric, no party’, padrejtësia që i bën portierit kosovar po i kushton Burnleyt – dy ndeshje dhe gjashtë gola të pësuar

    27/08/2023 18:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arijanet Muric ka pasur një vit të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar si në aspektin personal ashtu edhe në atë ekipor.

    Portieri i Kombëtares së Kosovës ka qenë ndër më të rëndësishmit që Burnley u bë kampion në Chapionship dhe u rikthye në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

    Por përkundër se ai pati paraqitje spektakolare sezonin e kaluar, skuadra angleze e transferoi portierin e ri James Trafford për t’i besuar fanellën e titullarit.

    Edhe nga tifozët e Burnleyt është vlerësuar si një padrejtësi, pasi Aro ka merituar ta ketë rastin në Ligën Premier përderisa paraqitjet e tij ishin të jashtëzakonshme në Championship, por edhe në ndeshjet miqësore.

    Reprezentuesi kosovar ka mbetur në bankën rezervë në dy ndeshjet e para të Burnleyt në Ligën Premier dhe padrejtësia që i është bërë Aro Muric po i kushton skuadrës së udhëhequr nga Vincent Kompany.

    Në dy sfidat e para, Burnley ka pësuar dy humbje 0-3 nga Manchester City dhe 1-3 nga Aston Villa, duke pësuar gjashtë gola.

    Trafford ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, duke qenë në të dy sfidat futbollisti me notën më të ulët në ndeshje nga radhët e Burnleyt.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.