Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nora kthehet me medalje të argjendtë, në finale mposhtet nga xhudistja serbe
    Ballina-2

    Nora kthehet me medalje të argjendtë, në finale mposhtet nga xhudistja serbe

    24/03/2023 17:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nora Gjakova ka bërë kthim pozitiv në garat e xhudos. Kampionia olimpike nuk kishte garuar që nga dhjetori, ndërsa të premten fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    Nora në finale humbi nga xhudistja e Serbisë, Marica Perishiq. Nora pësoi dënimin e tretë në kohën shtesë.

    Në fakt Nora deri më tani ishte plotësisht dominante ndaj xhudistes serbe. Atë e ka mposhtur pesë herë rresht. E ka mposhtur fillimisht në vitin 2019 e më pas tri herë në vitin 2021. Vjet po ashtu e mposhti një herë.

    Në raundin e dytë të kategorisë deri 57 kilogramë, Nora të premten e mposhti xhudisten e Guinesë, Mariana Esteves. Ndaj saj fitoi me Ippon. Me uazari, në raundin e tretë e mposhti mongolen Ichinkhorloo Munkhtsedev. Po me uazari në çerekfinale e kaloi gjermanen Pauline Stark. Ndërkohë në gjysmëfinale, Nora e mposhti bartësen e parë dhe kampionen e botës nga viti 2021, kanadezen Jessica Klimkait. Kanadezja mori tri dënime dhe kështu Nora Gjakova fitoi me Ippon. Nora ishte bartësja e katërt.

    Ajo ka dëshmuar se po kthehet në formën e duhur për Botëror, ndërsa i ka fituar 700 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.

    Flaka Loxha e kaloi pengesën e parë në kategorinë deri 57 kg, por më pas u mposht nga Perishiq.

    Në Tbilisi të shtunën garon Laura Fazliu, ndërsa të dielën Loriana Kuka.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.