Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nottingham Forest shkarkon trajnerin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin
    Ballina-1

    Nottingham Forest shkarkon trajnerin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin

    19/12/2023 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Steve Cooper bëhet trajneri i dytë i shkarkuar në Premier League teksa Nottingham Forest vendosi të lirojë nga detyra 44-vjecarin pasi në 7 ndeshjet e fundit nuk regjistroi asnjë fitore.

    Trajneri anglez mbyll bashkëpunimin me klubin dy vitesh në krye të klubit. Ish-trajneri i Anglisë U-17 u emërua në Shtator të 2021 dhe gëzon meritat kryesore që riktheu Nottingham Forest në Premier League pas 23 vitesh.

    Në 108 ndeshje në krye të klubit, Cooper regjistroi 42 fitore, 27 barazime dhe 39 humbje. Emri i parë në listë për të zëvendësuar 44-vjecarin është portugezi Nuno Espirito Santos, i cili në nëntor u largua nga kampionët në fuqi të Arabisë Saudite, Al-Ittihad.

    49-vjeçari fitoi titullin kampion në sezonin e shkuar në Saudi Pro League me skuadrën e Al-Ittihad, por pas një ecurie jo të mirë në këtë sezon me kampionët mbylli bashkëpunimin një muaj më parë, për shkak të shkëputjes së ndjeshme me kryesuesit e Al-Ahli.

    Nuno Espirito Santos është një trajner që e njeh mjaft mirë kampionatin anglez duke qenë se në të kaluarën ka pasur një përvojë shumë pozitive me Wolverhampton, klub të cilin e drejtoi për 4 vite.

    Portugezi drejtoi për një periudhë të shkurtër dhe Tottenham Hotspurs në sezonin 2021/22, por nuk përsëriti të njëjtin sukses si tek Wolves.

    Drejtuesit e Nottingham Forest shpresojnë shumë që eksperienca e Santos në drejtim do ta ndihmojë ekipin të dalë nga kriza e rezultateve në Premier League.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.