Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuhiu flet si trajner i Gjilanit: Erdha për projektin serioz dhe vendosmërinë e drejtuesve
    Ballina-2

    Nuhiu flet si trajner i Gjilanit: Erdha për projektin serioz dhe vendosmërinë e drejtuesve

    10/06/2024 20:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ardian Nuhiu mori besimin për të udhëhequr ekipin e Gjilanit në tre sezonet vijuese dhe për të dhënë energji të reja.

    Menaxhimi i sfidave nga përvojat e kaluara është një faktor i rëndësishëm për Nuhiun që të guxojë në objektivat e vendosura nga aksionarët e klubit.

    Rëndësia e projektit është kuptuar nga tekniku shkupjan që ka pranuar me kënaqësi angazhimin.

    Duke parë seriozitetin dhe përkushtimin e drejtuesve të klubit për Nuhiun ka qenë zgjedhje e duhur nisja e një etape të re për klubin dhe vet atë si menaxher teknik.

    Ai ka folur për faqen zyrtare të klubit gjilanas, duke treguar se objektivat janë të mëdha dhe ai beson se do t’i arrijë.

    “Pranimi i detyrës me kënaqësi, kemi para vetës një projekt serioz”

    “Kam pare çiltërësi dhe sinqeritet te drejtuesit në bisedat për nisjen e një projekti, i cili është shumë serioz dhe njëkohësisht ambicioz. Dëshira për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë të caktuar është determinuese për të marrë një përgjegjësi të tillë, e cila për mua është pranuar me shumë kënaqësi. Kemi të qarta objektivat të cilat kemi për t’i arritur dhe jemi të vetëdishëm për sfidat që po na presim”.

    “Nga momenti i parë kam ndjerë ngrohtësi e duhur dhe jam tejet i kënaqur me pritjen e cila më është bërë mua dhe stafit tim po ashtu. Jemi të entuziasmuar për punën që na pret dhe besojmë që me përkushtim maksimal do arrijmë edhe rezultatet e kërkuara”.

    “Puna garantues i suksesit, mbështetja e të gjithëve më se e domosdoshme”

    “Ambientin e njohim mjaft mirë dhe jemi të njoftuar edhe me kërkesat e drejtuesve të klubit. Është një cikël i ri për klubin dhe për ne si staf. Kërkesat do shkojmë duke i rritur nga viti në vit, por suksesin synojmë ta arrijmë vetëm përmes punës. Klubi ka ambicje të qarta dhe e di rrugën të cilën do ta ndjek, por në këtë mision nuk rrugëtohet i vetëm. Normalisht që kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, pa dyshim edhe të tifozëve të cilët janë shumë të domosdoshëm për ne”.

    “Presim një edicion të forte dhe sfidues. Jemi të gatshëm për ta bërë më të mirën, unë dhe stafi im. Na duhet mbështetja e të gjithëve, për të cilët nuk kam dyshim, ashtu edhe nga tifozët. Takimi jonë do të bëhet shumë shpejtë, ju pres së bashku në të gjitha sfidat”.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.