Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuhiu harron humbjen ndaj Prishtinës: Nesër të tregojmë maturi e të kthehemi te fitorja
    Ballina-1

    Nuhiu harron humbjen ndaj Prishtinës: Nesër të tregojmë maturi e të kthehemi te fitorja

    21/10/2022 15:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në prag të ndeshjes së 13-të kampionale, Drita – Ferizaj, skuadra bardhekaltër ka mbajtur konferencë për medie, ku u paraqitën kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Albin Krasniqi.

    Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se nga ndeshja e nesërme duhet të kthehemi te fitorja.

    “Djemtë po punojnë shumë dhe nga ndeshja e nesërme presim të kthehemi te fitorja dhe te realizimi i golave. Nuk diskutohet nuk do të jetë aspak e lehtë, kundërshtari pavarësisht rezultateve të fundit ka futbollistë cilësorë. Ne duhet të marrim mësim nga ndeshja e fundit me ta, ku na barazuan dhe na morën një pikë. Me respektin maksimal për kundërshtarin e nesërm, sepse ka futbollistë që dikur ishin pjesë e jona. Por, ne duhet që me qasje maksimale serioze të kthehemi te fitorja. Dhe që nesër të harrojmë ndeshjen e fundit dhe të vazhdojmë kampionatin”, ka thënë Nuhiu.

    Kurse, futbollisti Albin Krasniqi ka thënë se Drita gjithmonë futet për fitore dhe atë do ta kërkojnë edhe nesër.

    “Drita gjithmonë futet për fitore, për nesër jemi mobilizu dhe mendoj që do të japim maksimumin dhe të marrim tri pikë të ardhshme, të cilat janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Nesër presim me fitu, nuk është me rëndësi për rezultatin dhe numrin e golave, por ajo që tregojmë në fushë e kurorëzuar me fitore në fund”, ka thënë Krasniqi.

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.