Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuhiu para ndeshjes me Dukagjinin: Përballje e fortë, të sakrifikojmë që të marrim këtë ndeshje
    Ballina-1

    Nuhiu para ndeshjes me Dukagjinin: Përballje e fortë, të sakrifikojmë që të marrim këtë ndeshje

    14/10/2022 15:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në prag të ndeshjes së 11-të kampionale, Dukagjini – Drita, trajneri i skuadrës gjilanase Ardian Nuhiu dhe futbollisti Ardit Tahiri folën për përgatitjet dhe pritshmëritë nga ndeshja e nesërme që luhet nga ora 13:00.

    Nuhiu vlerësoi kundërshtarin, për çka tha se tashmë Drita ka krijuar një ide se si t’i qasemi ndeshjes nesër.

    “Ata po rikthehen, ata kanë një skuadër agresive dhe e shpejtë në sulm me futbollistë cilësorë. Por, mua më gëzon fakti se edhe skuadra ime po kalojmë një formë të mirë dhe do të mundohemi që të dalim te loja jonë. Atë ide që kemi përgatitur për ndeshjen e nesërme pres nga futbollistët të performojnë në mënyrë perfekte. Jemi të mobiizuar, të dalim të japim maksimumin, sepse e dimë që do të jetë përballje e fortë dhe e luftuar. Për këtë duhet të sakrifikojmë gjithçka që të marrim këtë ndeshje”, ka thënë Nuhiu.

    Ndërsa, futbollisti Tahiri u shpreh i kënaqur me formën e skuadrës, për çka theksoi se Dritaështë skuadër konkurruese dhe kërkuese çdoherë.

    “Atmosfera në ekip është perfekte, gjithçka po shkon në rregull. Për çdo lojë ne po e përgatisim ndeshjen në maksimum dhe për atë po kemi sukses gjithmonë, pasi atmosfera është tepër e mirë brenda ekipin. Jemi një ekip shumë konkurruese për titull dhe shpresoj që t’i kapim ndeshjet një nga një, e pastaj të fitojmë edhe titullin”, ka thënë Tahiri.

    TË LIDHURA

    Foda thotë se ndeshjet e qershorit shërbejnë si përgatitje për ato të shtatorit

    01/06/2025 13:16

    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent

    01/06/2025 11:13

    Shkëlqen PSG-ja dhe shkatërron Interin, fiton Championsin për herë të parë

    31/05/2025 23:00

    Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”

    31/05/2025 20:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.