Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuhiu për derbin me Prishtinën: Do të jetë klasike e vërtetë, jemi të fokusuar të fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë
    Ballina-2

    Nuhiu për derbin me Prishtinën: Do të jetë klasike e vërtetë, jemi të fokusuar të fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë

    18/10/2022 15:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në një konferencë për media në prag të derbit të javës së 12-të kundër Prishtinës.

    Drita dhe Prishtina do të përballen të mërkurën në Gjilan me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik.

    Tekniku shkupjan u shpreh se skuadra e tij është gati për Prishtinën, duke vlerësuar kundërshtarin.

    Ai shtoi se nesër do të ketë një klasike të vërtetë të futbollit.

    “Kishim vetëm tri ditë për të përgatitur ndeshjen. Jemi munduar që të rikuperojmë forcat dhe të përgatitemi për ndeshjen e nesërme. Kundërshtarin e njohim. Nesër kam besim të plotë se do të jetë një klasike e vërtetë. Futboll shumë kualitativ. Gjithmonë i referohem kualitetit të futbollistëve si te Drita ashtu edhe te Prishtina. Skuadra ime është komplet e fokusuar. Duhet të jemi të disiplinuar. Nuk do të jetë aspak e lehtë ta mposhtim Prishtinën. Përballemi me një skuadër që ka cilësi”, ka thënë Ardian Nuhiu në konferencë për media, raporton Demokracia.com.

    Drita është në vendin e parë me 27 pikë. Prishtina zë pozitën e katërt me 15 pikë të grumbulluara.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.