Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Nuk do as kurrë keq për United”, Rashford paralajmëron largimin, tri klube evropiane vihen pas tij
    Ballina-2

    “Nuk do as kurrë keq për United”, Rashford paralajmëron largimin, tri klube evropiane vihen pas tij

    20/12/2024 12:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    426 ndeshje, 138 gola, 63 asiste. Marcus Rashford ka kaluar vite të shkëlqyera te Manchester United që pa debutimit si profesionist në vitin 2016.


    Problemi i tij ka vetëm një emër, Ruben Amorim. Trajneri i ri i “Djajve të kuq” thuajse e ka thënë publikisht se nuk e planifikon skuadrën me anglezin si titullar në frontin e sulmit.
    “Personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe për hapa të tjerë në karrierë”, tha së fundmi sulmi i cili numëron 60 paraqitje me kombëtaren angleze.


    Kontrata e tij në “Old Trafford” skadon në vitin 2028, por është e qartë se e ardhmja e tij nuk ka lidhje me Manchester United. “Kur të largohem, nuk do të kem ndjesi negative. Nuk do të dëgjoni asnjë fjalë të keqe prej meje për klubin. Kështu jam gatuar”, ka theksuar Rashford.


    “Team Talk” raporton se një nga klubet e interesuara për të është Bayern, pa harruar edhe klube si Barcelona dhe Fenerbahçe. Duke qenë se katalanasit kanë probleme financiare, Bayern e ka më të thjeshtë ta transferojë. Mbetet për t’u parë, sepse për të kanë interes edhe dy klube nga Arabia Saudite.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.