Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Nuk do ta lija qenin tim të nënshkruante këtë kontratë” – Pogba tregon se si u largua nga Manchesteri në vitin 2012
    Ballina-1

    “Nuk do ta lija qenin tim të nënshkruante këtë kontratë” – Pogba tregon se si u largua nga Manchesteri në vitin 2012

    08/11/2022 20:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paul Pogba kujtoi një moment të hershëm në karrierën e tij me Mino Raiolan, teksa foli edhe për rëndësinë e agjentes së tij aktuale, Rafaela Pimenta.

    Mesfushori francez iu bashkua Manchester United në vitin 2009 në moshën 16-vjeçare dhe kaloi tre vjet në sistemin e të rinjve të klubit përpara se të largohej drejt Juventusit si një transferim i lirë në vitin 2012.

    Ai u kthye në “Old Trafford” katër vjet më vonë në një marrëveshje me vlerë rreth 105 milionë euro, por luftoi për të përsëritur formën që kishte në Torino. 

    Pas gjashtë sezoneve te “Djajtë e Kuq”, Pogba u largua sërish si transferim i lirë drejt Juventusit këtë verë.

    Duke folur pas ceremonisë së çmimit “Golden Boy”, 29-vjeçarit fillimisht foli për agjenten e tij dhe se si ndihej kur ai fitonte çmimin në fjalë.

    “Për mua ishte një ëndërr të fitoja këtë çmim. Si ndihem? Më mirë, le të themi mirë. Rafaela Pimenta është nëna ime e dytë, ajo më ka ndihmuar shumë në karrierën time”, tha ai.

    “Ajo më bëri të kuptoj shumë gjëra jo vetëm në botën e futbollit. Ajo është një person shumë i rëndësishëm për mua dhe për familjen time”, shtoi reprezentuesi francez.

    Mesfushori i Juventusit më pas kujtoi një bisedim interesant që kishte pasur me ish-agjentin e tij, Mino Raiola, gjatë fazave të hershme të karrierës së tij.

    “Kur isha i ri, në Manchester, Ferguson donte që unë të rinovoja. Kur mbërriti Mino, ai shikoi kontratën dhe tha: ‘Nuk do ta lija qenin tim të nënshkruante këtë kontratë. Paul, ngrihu dhe le të shkojmë”, deklaroi ai. 

    TË LIDHURA

    Te Sllovenia të bindur se mund ta mposhtin Kosovën

    13/11/2025 18:02

    Muriq kërkon kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

    13/11/2025 17:21

    Gjyqtari i mirënjohur, Clement Turpin do ta drejtojë ndeshjen Slloveni – Kosovë

    13/11/2025 15:05

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim maksimal, Zabërgja dhe Bekaj optimistë para ndeshjeve vendimtare

    11/11/2025 16:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.