Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk është i lumtur tek Al Ittihad, Benzema pritet të rikthehet në Evropë
    Ballina-1

    Nuk është i lumtur tek Al Ittihad, Benzema pritet të rikthehet në Evropë

    30/05/2024 12:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Karim Benzema do të largohet nga Arabia Saudite vetëm pas një viti qëndrim te skuadra Al Ittihad.

    Sulmuesi francez ka kontratë me klubin saudit edhe për dy vite, por ai nuk është i lumtur në Lindjen e Mesme pasi ka pasur probleme me klubin dhe trajnerin.

    Përkundër se ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 16 gola, Benzema nuk dëshiron të mbetet në elitën e futbollit arab. Gjiganti turk Fenerbahce po tenton ta bind francezin për tu rikthyer në Evropë dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me menaxherin e tij.

    Sipas gazetës turke “Aksam News”, ekziston një mundësi e madhe që Benzema t’i bashkohet klubit turk.

    Ky transferim i mundshëm varet nga rezultati i zgjedhjeve të klubit, me bordin e Ali Koçit që është çelësi për të siguruar nënshkrimin e Benzemas.

    Megjithatë skuadra turke nuk dëshiron që të paguaj më shumë se 15 milionë euro për transferimin e tij nga Al Ittihad dhe mbetet të shihet nëse klubi arab do ta lejoj largimin e francezit.

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani i pandalshëm – shënon ndaj Rigës në minutën e fundit

    21/08/2025 23:12

    Shkëndija me një këmbë në Ligën e Evropës

    21/08/2025 22:07

    Drita bën hap të madh para drejt Ligës së Konferencës

    21/08/2025 21:58

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    21/08/2025 17:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.