Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk ishte vetëm Primoz Gliha, edhe trajneri i kombëtares së madhe evropiane votoi Brozovicin me maksimumin e votave
    Ballina-2

    Nuk ishte vetëm Primoz Gliha, edhe trajneri i kombëtares së madhe evropiane votoi Brozovicin me maksimumin e votave

    16/01/2024 15:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka zbuluar pse votoi për mesfushorin e Al Nassr, kroatin  Marcelo Brozovic për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj”.

    Mbrëmë (e hënë) në Londër u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA.

    Çmimi përfundimisht u rrëmbye nga Lionel Messi përpara yllit të Manchester City, Erling Haaland, ndërsa në vendin e tretë u rendit Kylian Mbappe.

    Megjithatë, ndoshta çuditërisht, emri më befasues ishte ai i kroatit të Al Nassr, Brozovic, i cili u votua me pesë vota nga ish-përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha.

    Por, Gliha nuk ishte i vetmi pasi Brozovic mori gjithsej shtatë vota nga procesi i votimit, i cili u përfundua nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare.

    Kapiteni i Malit të Zi dhe ish-sulmuesi i Cityt, Stevan Jovetic, ishte ndër ata që i dhanë mesfushorit vendin e dytë në votim, me trajnerin e Kolumbisë, Nestor De Lorenzo që bëri të njëjtën gjë me zgjedhjen e tij.

    Martinez, ndërkohë, ishte një nga vetëm dy përfaqësuesit – përkrah trajnerit të Kosovës, Primoz Gliha – që i dha Brozovic vendin e parë përpara lojtarëve si Messi dhe Haaland.

    Dhe duke folur pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ish-trajneri i Evertonit, Martinez, i cili drejtoi Belgjikën në Kupën e Botës 2022, shpjegoi arsyetimin pas zgjedhjes së tij.

    “Brozovic pati një sezon shumë interesant dhe pati një finale shumë të mirë në Ligën e Kampionëve. Detajet e jo fitimet ishin minimale”.

    “Votimi përfaqëson një stil loje që për një ekip si Kroacia gjatë Kupës së Botës supozohej të ruhej në video dhe t’u shfaqej brezave të ardhshëm. Ai përfaqëson një brez të Kroacisë”, ka thënë Martinez.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.