Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë
    Ballina-1

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistet e Kosovës e fituan 1:0 ndeshjen e parë miqësore kundër Estonisë më 28 qershor. Por të martën “Dardanet” barazuan 2:2 në ndeshjen e dytë miqësore kundër estonezeve në stadiumin “Kadrioru” në Talin.

    Kosova e mbylli me epërsi 2:1 pjesën e parë.

    Estonia kaloi në epërsi në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 30-të, Kaltrina Biqkaj shënoi për 1:1. Golin e epërsisë e shënoi kapitenia Erëleta Memeti. Ajo golin për 2:1 e shënoi në minutën e 41-të. Por estonezet me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 46-të barazuan shifrat në 2:2. Gola të tjera më nuk pati.

    Ishin ndeshjet testuese para përballjeve me Turqinë në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve.

    Paraqitjen në plejofin për kthim në Ligën B, Kosova e siguroi si e dyta në ranglistën e përgjithshme. Kosova e përfundoi Grupin 6 të Ligës C në vendin e dytë me shtatë pikë.

    TË LIDHURA

    Reali fiton derbin e klubeve evropiane ndaj Juventusit dhe kalon në çerekfinale

    01/07/2025 23:08

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06

    Amir Rrahmani: 70 milionë njerëz e kanë ndjekur live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës

    01/07/2025 19:22

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.