Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Sevilla – Roma shkon në vazhdime
    Ballina-1

    Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Sevilla – Roma shkon në vazhdime

    31/05/2023 23:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pavarësisht përfundimit të kohës së rregullt, finalja e madhe e UEFA Europa League mes Sevilla e Roma do t’i drejtohet 2 pjesëve të kohës shtesë, për të mësuar kampionin e këtij edicioni, pas mbarimit të 90 minutave me rezultatin 1 me 1.

    Golin e parë e gjetën “gladiatorët” e Jose Mourinho, teksa gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë, në minutën e 35-të të sfidës.

    Në pjesën e dytë vjen dhe kundërpërgjigja e spanjollëve, me aksionin që nisi nisi nga këmbët e “veteranit”, Jesus Navas, me spanjollin që dërgon një krosim fantastik në zonën e “romakëve”, aty ku Gianluca Mancini i pozicionuar jo siç duhet, devijon topin duke e çuar në rrjetën e tij, në minutën e 55’-të të sfidës.

    Tashmë nuk mbetet gjë tjetër përveç se të zhvillohen dhe minutat e mbetura të sfidës, për të mësuar se kush do të jetë kampion i këtij edicioni të UEFA Europa League.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.