Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk ka fitues në ‘Old Trafford’, Man United dhe Chelsea ndajnë pikët
    Ballina-1

    Nuk ka fitues në ‘Old Trafford’, Man United dhe Chelsea ndajnë pikët

    03/11/2024 20:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën Premier.

    Rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Chelseat të cilët në minutën e 14-të goditën shtyllën përmes Noni Maduekes.

    Në të njëjtin aksion, nga topi i kthyer Levi Colwill nuk arriti që ta çojë topin në rrjetë duke goditur edhe ai shtyllën.

    Unitedi në anën tjetër ndonëse u mundua ta kontrollojë këtë ndeshje, për pjesën më të madhe të kësaj pjese nuk krijoi asgjë deri në sekondat e fundit të 45 minutave të para, kur Marcus Rashford goditi traversën.

    Në pjesën e dytë kur po zhvillohej minuta e 68-të e takimit, portieri Robert Sanchez shkaktoi një ndërhyrje të palejueshme brenda zonës ndaj Rasmus Hojlund.

    I saktë nga pika e bardhë u tregua Bruno Fernandes i cili në minutën e 70-të realizoi për rezultatin 1-0.

    Sidoqoftë, ky gëzim i ‘Djajve të Kuq’ nuk zgjati edhe aq shumë pasi mysafirët reaguan pak minuta më vonë me Moises Caicedon (74’) i cili shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-1.

    Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast shënimi dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

    Pas javës së dhjetë, Man United shkon në kuotën e 12 pikëve dhe mban pozitën e 13-të në tabelë, teksa Chelsea renditet në pozitën e katërt me 18 sosh.

    TË LIDHURA

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.