Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk ka surpriza, Haaland lë pas Mbappe dhe Lionel Messi si lojtari më i mirë i 2023-shit
    Ballina-1

    Nuk ka surpriza, Haaland lë pas Mbappe dhe Lionel Messi si lojtari më i mirë i 2023-shit

    26/12/2023 21:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka shpallur Erling Haaland si lojtarin më të mirë në botë për vitin 2023. Sulmuesi norvegjez, fitues i tripletës në sezonin e kaluar me Manchester City dhe autor i 50 golave në vitin kalendarik, grumbulloi 209 pikë.

    Haaland la pas në renditje futbollistin e PSG, Kylian Mbappe me 105 pikë, ndërsa në vendin e tretë u rendit fituesi i topit të artë Lionel Messi, që arriti kuotën e 85 pikëve. Ndërkohë ne 5-shen e parë ndodhen Rodri dhe Bellingham.

    IFFHS krijoi çmimin për lojtarin më të mirë në botë në vitin 1988. Marco Van Basten (1988 dhe 1989) dhe Lothar Matthaus (1990) ishin 3 fituesit përpara se Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter t’i kërkonte IFFHS-së t’ia linte këtë detyrë FIFA-s.

    Që nga viti 2020, IFFHS ka vendosur të japë sërish këto çmime. Robert Lewandowski ishte fituesi i Çmimeve në vitet 2020 dhe 2021, ndërsa Lionel Messi triumfoi në 2022-shin.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.