Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk kanë të ndalur lavdet për Xhakën: Është i jashtëzakonshëm
    Ballina-2

    Nuk kanë të ndalur lavdet për Xhakën: Është i jashtëzakonshëm

    16/09/2023 14:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka ka luajtur tjetër ndeshje të madhe për Bayer Leverkusenin. Leverkuseni, të premten, barazoi 2:2 me Bayernin, ndërsa paraqitja e Xhakës është vlerësuar shumë lart. Ai kompletoi ndeshjen dhe shfaqi nivel të lartë në mesin e fushës.

    “Është thuajse pak dëshpëruese”, ka thënë Xhaka për “20min.ch”, pas ndeshjes. Leverkuseni kishte shanse më të mira në pjesën e dytë, u kthye nga disavantazhi dhe shfaqi karakter.

    “Është Bayerni kështu që nuk mund të them se një pikë nuk mjafton. Por përfundimisht është pikë e merituar”, ka shtuar kapiteni i Zvicrës.

    Deklarata e Xhakës dëshmon se sa janë rritur synimet e Leverkusenit pas transferimit të mesfushorit shqiptar.

    “Është vetëm xhiroja e katërt dhe shumë gjëra fliten dhe shkruhen. Na presin ndeshje të tjera të rëndësishme. Duhet të besojmë në vete dhe të shohim më pas ku do të përfundojmë”, ka shtuar Xhaka.

    Ndonëse kishte statistika të jashtëzakonshme në Munih, Xhaka është vetëkritik. Atij iu shmang Harry Kane kur shënoi golin e parë për Bayernin.

    “Kemi pasur gabime në atë rast, njëri prej të cilëve ishte i imi. Është mëkat, por është futboll. Nuk kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por më pas jemi paraqitur vërtet mirë”.

    Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka folur sërish për ndikimin e Xhakës në skuadër.

    “Ai ka pasur ndikim të madh në ekip që nga dita e parë. Është lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne”, ka thënë Alonso, ish-mesfushor shumë i suksesshëm. “Nëse keni mesfushorë të mirë, ju luani më mirë”, ka shtuar Alonso.

    Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, po ashtu, ka folur në superlativ për Xhakën.

    “Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tij. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, mban ritmin për skuadrën tonë dhe një personalitet i padiskutueshëm në skuadër, brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Rolfes.

    “Ai gjithnjë shkon para me karakterin që ka. Jemi shumë të lumtur”.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.