Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk ndalet Malisheva, deponon ankesë në FFK ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu
    Ballina-2

    Nuk ndalet Malisheva, deponon ankesë në FFK ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu

    08/05/2023 15:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Malishevës ka njoftuar të hënën se ka depononuar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahu.

    Bejtullahu ishte gjyqtar kryesor në humbjen e Malishevës 1:0 nga Dukagjini vikendin e fundit, ndërsa është akuzuar se qëllimisht ka dëmtuar ekipin mysafir. Malisheva ka insistuar se me referimin e tij skandaloz në Klinë, Bejtullahu po prish imazhin e FFK-së dhe po kriminalizon futbollin kosovar.

    Po ashtu, Malisheva ka paralajmëruar se po planifikon ankesë edhe në organet disiplinore të UEFA-s, duke pasur parasysh se Bejtullahu bartë emblemën e këtij institucioni.

    “Mervan Bejtullahu duhet të ndalet, jo për hirë të FC Malishevës, por për hirë të futbollit në përgjithësi. Ne jemi të vendosur që të ankohemi në çdo instancë të UEFA-s lidhur me skandalet e qëllimshme të Mervanit për gjatë tërë kampionatit, jo vetëm për ndeshjen e fundit. Jemi duke mbledhur dëshmi, argumente dhe videoincizime të cilat pasqyrojnë realisht veprimet e Mervan Bejtullahut gjatë referimeve te ndeshjeve dhe do të deponohen në UEFA”, ka shkruar Malisheva ndër të tjera në njoftimin e saj.

    TË LIDHURA

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05

    Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës

    12/02/2026 20:01

    Shqipëria njofton kundërshtarët në Ligën e Kombeve 2026/27

    12/02/2026 19:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.