Napoli thuajse e ka siguruar titullin e kampionit në Serie A, por të dielën mbrëma ka pësuar një humbje të rëndë. Lideri aktual i kampionatit italian ka pësuar 4:0 në stadiumin “Diego Maradona”. Humbjen e thellë ia ka shkaktuar kampioni në fuqi, Milani.
Rafael Leao shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Golin e dytë e shënoi Brahim Diaz në minutën e 25-të, ndërsa Leao shënoi gol tjetër në minutën e 59-të. Rezultatin përfundimtar, 4:0, e vendosi Alexis Saelemaekers në minutën e 67-të.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 28-të të Serie A.
Napoli mbetet lider me 71 pikë. Milani del në vendn e tretë me 51 pikë. Milani e Napoli do të takohen edhe në kuadër të Championsit. Amir Rrahmani ka luajtur në qendër të mbrojtjes te Napoli, që ka pasur një mbrëmje të vështirë.