Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nuk pati kundërshtar – Arben Fetahu edhe një mandat në krye të FBK-së
    Ballina-2

    Nuk pati kundërshtar – Arben Fetahu edhe një mandat në krye të FBK-së

    30/08/2024 21:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arben Fetahu e ka fituar edhe një mandat në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

    Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, Fetahu të premten mori votat për të vazhduar si kryetar i FBK-së. 

    Ai mori 31 vota pro nga 33 delegatë sa janë gjithsej, dhe do të jetë në krye të FBK-së edhe për katër vjet tjera. 

    Fetahu është kryetar i FBK-së prej vitit 2018, duke e pasuar Erolld Belegun. 

    “Pasi mori të gjitha votat, Fetahu ka falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë. Më pas janë zgjedhur nënkryetarët e FBK-së që për katër vitet e ardhshme do të jenë: Artan Kurti dhe Fatmir Gashi. Ndërkohë, anëtarë të Bordit të FBK-së për katër vitet e ardhshme do të jenë: Teuta Abdullahu, Arben Polloshka, Dardan Kasapolli, Ideal Bakija, Florian Miftari, Ideal Bakija dhe Rrahman Përteshi. Në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur Dren Zatriqi, Adelina Cipa dhe Leart Hoxha”, ka shkruar FBK-ja në Facebook të premten. 

    Kryetari Fetahu ishte kandidat i vetëm për kryetar të FBK-së dhe e mori përkrahjen e të gjitha klubeve dhe shoqatave të licencuara për udhëheqjen e FBK-së.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.