Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Mos më prek”! Shikimi i Lionel Messit i thotë të gjitha, donte ta largonte Nusretin e famshëm nga vetja (video)
    Fun

    “Mos më prek”! Shikimi i Lionel Messit i thotë të gjitha, donte ta largonte Nusretin e famshëm nga vetja (video)

    19/12/2022 16:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shefi turk Nusret ose i njohur ndryshe si Salt Bae, dëshironte të përjetonte momentin e tij të madhështisë, duke u përpjekur të fitonte pak nga lavdia e fituesve të Kupës së Botës në Katar, ai bëri foto me disa lojtarë, të cilat i publikoi në profilin e tij në Instagram.

    Kushdo që i sheh fotot do të arrijë në përfundimin, ndoshta gabimisht, se Salt Bae është mik i ngushtë i shumicës së lojtarëve të Argjentinës fitimtare dhe veçanërisht Lionel Messit. 

    Realiteti duket pak më ndryshe nëse shikoni videon nga prapaskenat e sesionit fotografik, pasi Salt Bae mund të ketë nxituar për të bërë një foto me fituesit, por i ka gjetur ata “të errët”, sidomos në rastin e Messit.

    Në video shfaqen lojtarët e Argjentinës duke festuar dhe Messi duke shkëmbyer përqafime dhe puthje. Në atë moment, Salt Bae (Nusret)  është…në pritje të momentin për ta takuar. Messi e shikon, por është krejtësisht i pashqetësuar dhe vazhdon festimet me shokët e skuadrës. Shefi turk, e tërheq nga dora, por e merr sërish indiferencën e tij. Megjithatë, në një moment, ndoshta pak më vonë, ai ia del mbanë dhe ka foton e tij të lakmuar me MVP-në argjentinase të Botërorit. “Gojët e liga:, megjithatë, përsëri komentojnë se rezultati përfundimtar ishte produkt i mirësjelljes dhe jo miqësisë së vërtetë, siç do të donte të shfaqej shefi turk.

    TË LIDHURA

    Chelsea “shkatërron” PSG-në, fiton Botërorin e klubeve

    13/07/2025 23:19

    Italiani Sinner e fiton Wimbledonin, mposht Alcarazin

    13/07/2025 20:32

    Fisnik Asllani vazhdon kontratën me Hoffenheimin

    13/07/2025 19:45

    VIDEO | Supergol nga Celina në fitoren e AIK-ut

    13/07/2025 19:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.