Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ofendoi dhe tentoi ta godas gjyqtarin, kryetari i Ulpianës dënohet me mos-ushtrim të detyrës zyrtare për katër ndeshje
    Ballina-2

    Ofendoi dhe tentoi ta godas gjyqtarin, kryetari i Ulpianës dënohet me mos-ushtrim të detyrës zyrtare për katër ndeshje

    10/11/2023 21:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Komisioni Disiplinor.

    Ky komision, i përbërë nga Dukagjini Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku, ka dënuar edhe kryetarin e klubit të Ulpianës, Jeton Gashin, për shkak të fyerjeve, ofendimeve dhe tentimit për sulm fizik ndaj gjyqtarit.

    I njëjti nuk posedoi gjithashtu ID të FFK-së.

    Gashi u dënua me mos-ushtrim të detyrës zyrtare për katër ndeshje.

    “Kryetari i KF ”Ulpiana” , Jeton Gashi nuk posedoi ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë hyn në zhveshtore të gjyqtarëve, fyen, ofendon rëndë dhe tenton ta godas gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër) ndeshje të organizuara nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.