Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Oferta marramendëse për Messin nga Arabia Saudite, sa dyfishi i pagës së Ronaldos
    Ballina-1

    Oferta marramendëse për Messin nga Arabia Saudite, sa dyfishi i pagës së Ronaldos

    04/04/2023 21:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messit raportohet t’i jenë ofruar 400 milionë euro në vit që të nënshkruajë për Al Hilal.

    Paga që thuhet se është në ofertë për superyllin argjentinas është sa dyfishi në kontratën e Cristiano Ronaldos me Al Nassr (ku superylli portugez raportohet se fiton 200 milionë euro në vit).

    Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi saudit shpreson ta transferojë kampionin e botës pasi t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të sezonit.

    Megjithatë, ai pohon se 35-vjeçari akoma preferon që të vazhdojë të luajë në Evropë.

    “Kam mësuar se Al Hilal i ka bërë ofertë zyrtare Leo Messit, me pagë prej më shumë se 300 milionë eurosh në vit. Prioriteti absolut i Leos: të vazhdojë në Evropë”, shkruan Romano.

    Ai tutje thekson se oferta e PSG-së nuk është pranuar nga Messi për rinovimin e kontratës dhe se Barcelona po pret vendimin në lidhje me rregullat financiare për t’i bërë ofertë ish-numri 10 që të rikthehet në Camp Nou.

    🚨 Understand Al Hilal sent an official bid to Leo Messi: salary worth more than €400m/year.

    ◉ Leo’s absolute priority: continue in Europe.

    ◉ Barcelona, waiting on FFP to send bid and open talks.

    ◉ PSG bid, not accepted at this stage as Messi wanted sporting guarantees. pic.twitter.com/FVTDGs4eQV

    — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 4, 2023
    TË LIDHURA

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.