Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Okan Buruk kërkon nga drejtuesit e klubit blerjen përfundimtare të Rashicës
    Ballina-1

    Okan Buruk kërkon nga drejtuesit e klubit blerjen përfundimtare të Rashicës

    31/03/2023 14:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica është duke kaluar vitin e tij të parë në Stamboll te gjiganti turk Galtatasaray.

    Sulmuesi kosovar është bashkuar me skuadrën e madhe turke si huazim një vjeçar nga anglezët e Norwich City.

    Por pas paraqitjeve shumë të mira, të gjithë në klubin turk janë të bindur për ta blerë përfundimisht reprezentuesin kosovar.

    Madje mediat e ndryshme në Turqi kanë raportuar se trajneri Okan Buruk i ka kërkuar personalisht drejtuesve të klubit që sa më parë ta blejnë kartonin e Rashicës.

    Te skuadra turke janë bindur nga cilësitë e Rashicës dhe janë të gatshëm të shpenzojnë pesë milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

    26-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë me gjigantin turk duke shënuar katër gola e duke asistuar në katër të tjerë.

    Rashica dhe Galatasaray po kërkojnë titullin e kampionit në Turqi, pasi kanë gjashtë pikë para Fenerbahces. 

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.