Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Op/Ed: Disa njerëz i gëzohen sulmeve ndaj Kosovës – “Për inati të resë me vdekt djali”
    Ballina-1

    Op/Ed: Disa njerëz i gëzohen sulmeve ndaj Kosovës – “Për inati të resë me vdekt djali”

    03/04/2025 17:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Për inati të resë me vdekt djali”. Ky proverb popullor e përshkruan më së miri reagimin e disa mediave kosovare ndaj asaj që ndodhi në Kongresin e UEFA-s në Beograd. Për çudi, disa prej tyre sikur iu gëzuan raportimit për heqjen e flamurit shtetëror të Kosovës nga tavolina e delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke harruar që për dy ditë rresht ky flamur u valvit midis zemrës së Serbisë, në Sava Center, në aktivitet të organizuar nga institucioni i futbollit evropian.

    Askush nuk foli për rrezikun që mund t’i kanoset delegacionit të FFK-së gjatë kthimit në Kosovë, duke ditur se autoritetet serbe në vazhdimësi u kanë shkaktuar telashe shtetasve të Kosovës. Por, ndërkohë, disa media, gazetarë dhe analistë u turrën me të madhe të sulmojnë kreun e FFK-së, sikur problemi kryesor nuk ishte veprimi i serbëve, por delegacioni kosovar.

    A duhet të habitemi nga kjo sjellje? Fatkeqësisht, jo. Qasja e një pjese të mediave dhe opinionistëve kosovarë tregon një mungesë të theksuar të ndjenjës së shtetësisë dhe një qasje destruktive që dëmton vetëm interesat tona kombëtare.

    Nuk është hera e parë që, kur Kosova përballet me provokime dhe pengesa nga Serbia, në çdo pore të jetës, kritikët vendosin të godasin brenda vendit, në vend që të denoncojnë ata që na mohojnë dhe provokojnë vazhdimisht.

    Por të gjithë ata që po përdorin incidentin e Beogradit për të atakuar FFK-në, duhet të reflektojnë. Flamuri ynë u valvit në mes të Beogradit. Prania e Kosovës atje ishte një mesazh që Serbia nuk mund të na injorojë apo të na fshijë.

    Lufta jonë për njohje dhe pranimin e plotë në arenën ndërkombëtare nuk ndalet me një akt simbolik të heqjes së një flamuri nga një tavolinë.

    Kosova është realitet, edhe në sport, edhe në diplomaci, edhe në politikë.

    Koha është që të mbështesim institucionet tona dhe të ndalojmë së sabotuari suksesin e përbashkët. As Serbia, as askush tjetër nuk na e bën më të vështirë sesa ne vetë me qasjet vetëshkatërruese. Mbi të gjitha Kosova! /futbolli.info

    TË LIDHURA

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07

    Foda për ndeshjen ndaj Komoreve: Nuk do eksperimentojmë shumë

    08/06/2025 18:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.