Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Operohet Pep Guardiola, do t’i mungojë për një kohë Man Cityt
    Ballina-1

    Operohet Pep Guardiola, do t’i mungojë për një kohë Man Cityt

    22/08/2023 14:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pep Guardiola i është nënshtruar sot një intervenimi kirurgjik.

    Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij, Manchester City, i cili ka saktësuar se bëhet fjalë për një operim të lehtë pas problemeve që i kishte me shpinën.

    Trajneri spanjoll kohëve të fundit ankonte për dhimbjet në shpinë dhe udhëtoi drejt Barcelonës për t’u operuar nga doktor Mireia Illueca.

    “Operimi shkoi me sukses dhe Pep do të shërohet dhe të rehabilitohet në Barcelonë. Në mungesë të tij, asistent-trajneri Juanma Lillo do t’i vëzhgojë trajnerët e ekipit të parë në stërvitje dhe do ta marrë në dorë ekipin derisa të rikthehet Pep. Ai pritet të rikthehet pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Të gjithë në Manchester City i urojnë Guardiolës shërim të shpejt dhe mezi presim ta shohim atë në Manchester sa më shpejt”, njofton klubi anglez.

    Guardiola e shkroi historinë e Man Cityt në edicionin e kaluar duke i fituar tre trofe, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, ndërsa së fundmi me “Citizens” e fitoi edhe Superkupëm e Evropës. 

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.