Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Opsionet për të ardhmen e Mourinhos: PSG, Reali, madje edhe Interi
    Ballina-2

    Opsionet për të ardhmen e Mourinhos: PSG, Reali, madje edhe Interi

    21/02/2023 18:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    E ardhmja e Jose Mourinhos është një nga temat e përfolura në futbollin italian, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kthimit të tij te Interi.

    Strategu portugez e nisi mirë rikthimin në Serie A në edicionin e kaluar duke e drejtuar Romën drejt triumfit në Ligën e Konferencës.

    Megjithatë, këtë edicion po shtohen frustrimi i tij për shkak të kritikave të vazhdueshme nga tifozët, derisa ai është i zhgënjyer me klubin për angazhimin e vogël në tregun e transferimeve.

    Në javën e kaluar u raportua se Paris Saint-Germaini është i interesuar për zëvendësimin e Christophe Galtier me Mourinhon.

    Siç raporton La Repubblica, trajneri do të fillojë seriozisht të mendojë për të ardhmen e tij në javët në vijim, ndërsa krahas PSG-së në horizont janë edhe Real Madridi, por edhe Interi.

    Aktualisht nuk ka asgjë konkrete, mirëpo largimi i portugezit nga kryeqyteti italian duke gjithnjë e më i mundur.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.