Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Optimizëm për nismë të mbarë nga dy prurjet e reja, Muja e Rrahmani
    Ballina-2

    Optimizëm për nismë të mbarë nga dy prurjet e reja, Muja e Rrahmani

    23/03/2023 18:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot në Kampin Nacional në Hajvali stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Izrael, ku të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të ciklit kualifikues për Euro 2024. 

    Stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse e ka shfrytëzuar për ta shpalosur në praktikë idenë dhe skemën e lojës kundër izraelitëve. 

    Të gjithë futbollistët gëzojnë shëndet të mirë dhe e presin ma pa durim paraqitjen e parë në këtë fushatë kualifikuese, e ku objektivi i të gjithëve është kualifikimi në Evropianin që verën e vitit të ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

    Deklaruan pas stërvitjes:
    Arbnor Muja: “Është hera e parë që jam me ekipin kombëtar. Është një ndjenjë shumë e mirë të jem pranë këtyre lojtarëve, pranë kombëtares dhe vendit që jam rritur. Ndihem shumë i privilegjuar të jem në këtë mes. Është një ndjenjë të cilën kam pritur ta përjetoj edhe më herët mirëpo s’ka qenë koha e duhur, por tash mendoj se është diçka fenomenale. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe të dëshmuar edhe në ekipet e tyre, derisa bashkë me stafin e trajnerëve po përgatitemi shumë mirë për ndeshjet kundër Izraelit dhe Andorrës. Besoj në këtë grup dhe në rezultate pozitive në të dyja ndeshjet”.

    Albion Rrahmani: “Është një ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës. Unë këtu jam lindur dhe rritur si futbollist. Shpresoj ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij dhe të kualifikohemi në Euro 2024. Izraeli? Besoj në rezultat pozitiv, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe të gjithë janë në ecuri të mirë në klubet e tyre. Shpresoj ta dëshmojnë këtë edhe në ekipin kombëtar dhe pse jo të arkëtojmë tri pikë atje. Përfaqësues i Superligës në kombëtare? Patjetër është një privilegj. Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse më ka dhënë motiv jashtëzakonisht shumë që të vazhdojë me gola në Superligë. Por, fillimisht shpresoj të nxjerrim rezultate pozitive me kombëtaren e pastaj të vazhdojë me përmbushjen e objektivave me klubin”.

    Ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Izrael, të premten, në orët e mëngjesit, derisa në Tel-Aviv do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit të parë në këto kualifikime.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.