Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Orari i “Final 4” në Ligën Ballkanike, Peja përballet në gjysmëfinale me nikoqirët
    Ballina-2

    Orari i “Final 4” në Ligën Ballkanike, Peja përballet në gjysmëfinale me nikoqirët

    24/04/2023 20:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në fund të muajit do të zhvillohet “Final 4” në Ligën Ballkanike, aty ku Peja është skuadra e vetme kosovare që do të merr pjesë.

    Pejanët në gjysmëfinale të kësaj gare do të takohen me nikoqirët, Beroe, të cilët i kishte mposhtur dy herë në sezonin e rregullt.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet më 28 prill, në ora 19:15 sipas kohës lokale atje, në Stara Zagora të Bullgarisë.

    Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet në po të njëjtën ditë, mes Hapoel Beer Sheva/Dimona (Izrael) dhe Milenijum (Mali i Zi), nga ora 16:30.

    Finalja do të zhvillohet më 30 prill, nga ora 19:30 – kurse, ndeshja për vendin e tretë nga ora 17:00.

    Kujtojmë se pas përmbylljes së “Final 4” në Ligën Ballkanike, Peja menjëherë do të duhet të nisë përgatitjet për serinë finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës, ku edhe aty e synon titullin e kampionit.

    Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar në finale do të takohet me fituesin nga përballja Sigal Prishtina – Trepça. Seria gjysmëfinale është 2:2, teksa të premten (28 prill) do të zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare, që do të përcaktojë edhe skuadrën finaliste. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Ismet Munishi e “palon” Amir Rrahmanin në lidhje me gazetarët e sportit në Kosovë

    25/06/2025 09:05

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.