Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Osasuna ia shkakton humbjen e parë Barcelonës, 4:2
    Ballina-1

    Osasuna ia shkakton humbjen e parë Barcelonës, 4:2

    28/09/2024 23:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona më nuk është pa humbje në La Liga. Pas shtatë fitoreve rresht, Barça u mposht të shtunën nga Osasuna. Madje Osasuna e fitoi me rezultat të thellë, 4:2, ndeshjen që e luajti në shtëpi.

    Që në pjesën e parë u bë e qartë që Barçën e pret natë e vështirë. Ante Budimir shënoi për 1:0 në të mirë të Osasunas në minutën e 18-të. Dhjetë minuta më pas, Bryan Zaragoza shënoi për 2:0.

    Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Barcelona nisi më mirë. Pau Victor shënoi për 2:1 në minutën e 53-të. Më pas lojtarët e Barcelonës vazhduan sulmet, por në momentin më të mirë të Barçës, Osasuna e shënoi golin e tretë.

    Kroati Budimir siguroi penallti dhe e konkretizoi atë për 3:1 në minutën e 72-të. 

    Në minutën e 85-të supergol shënoi Abel Bretones, për 4:1. Gol edhe më të bukur shënoi supertalenti Lamine Yamal në minutën e 90-të për 4:2.

    Barcelona është lidere e kampionatit spanjoll me 21 pikë.

    Osasuna është në pjesën e epërme të klasifikimit me 14 pikë.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.