Osimhen i bashkohet Harry Kane-t në podium për “Këpucën e Artë”

Victor Osimhen është duke shkëlqyer në fanellën e Napolit në këtë edicion. Sulmuesi i rrezikshëm i është bashkuar Harry Kanet në podium në garën për “Këpucën e Artë”, respektivisht për golashënuesin më të mirë të vitit në Evropë. Osimhen i ka shënuar 17 gola, njëjtë sa Kane, ndërsa i ka grumbulluar 34 pikë pasi në
Victor Osimhen është duke shkëlqyer në fanellën e Napolit në këtë edicion.
Sulmuesi i rrezikshëm i është bashkuar Harry Kanet në podium në garën për “Këpucën e Artë”, respektivisht për golashënuesin më të mirë të vitit në Evropë.
Osimhen i ka shënuar 17 gola, njëjtë sa Kane, ndërsa i ka grumbulluar 34 pikë pasi në ligat më të forta evropiane një gol llogaritet si dy pikë.
Listës i prin Erling Haaland, i cili i ka 25 gola dhe 50 pikë, kurse i dyti është Amahl Pellegrino i ekipit Bodo/Glimt me 37,5 pikë, respektivisht 25 gola, por që një gol i llogaritet me koeficient 1,5 pikë.
Gara për “Këpucën e Artë”
Erling Haaland (Manchester City 50 (25 gola x koeficienti 2)
Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 37,5 (25 gola x koeficienti 1,5)
Harry Kane (Tottenham) 34
Victor Osimhen 34 (Napoli)
Enner Valencia (Fenerbahçe) 30
Folarin Balogun (Reims) 30
Kyogo Furuhashi (Celtic) 28,5
Robert Lewandowski (Barcelona) 28
Alexandre Lacazette (Lyon) 28
Ivan Toney (Brentford) 28
Jonathan David (Lille) 28
Wissam Ben Yedder (Monaco) 28
Kylian Mbappé (PSG) 26
Niclas Fullkrug (Werder Bremen) 26
Bobur Abdikholikov (Energetik-BGU Minsk) 26
Lawrence Shankland (Hearts) 25,5
Christopher Nkunku (Leipzig) 24
Terem Moffi (Lorient) 24
Raimonds Krollis (Valmiera/Spezia) 24
Neymar (PSG) 24
Ademola Lookman (Atalanta) 24
Lautaro Martinez (Inter) 24
Marcus Rashford (Manchester United) 24



