Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Osimhen, i hapur që të kthehet sërish te Galatasaray
    Ballina-2

    Osimhen, i hapur që të kthehet sërish te Galatasaray

    07/07/2025 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesit nigerian, Victor Osimhen, i përfundoi huazimi njëvjeçar te skuadra e Galatasarayt. Osimhen te gjiganti turk u huazua nga Napoli dhe tashmë është kthyer te kampioni i Serie A.

    Megjithatë Osimhen nuk është në planet e trajnerit të Napolit, Antonio Conte, për edicionin 2025/26. Dhe është në kërkim të një skuadre të re.

    26-vjeçari nuk e përjashton mundësinë që të luajë sërish me Galatën.

    Kështu ka raportuar të hënën “Corriere Dello Sport”.

    Galata do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të Osimhenit. Qendërsulmuesi ka klauzolë lirimi nga Napoli prej 75 milionë eurove.

    Për Osimhenin kanë shprehur interesim edhe skuadra si Juventus dhe Paris Saint-Germain. Juve madje po insiston në transferimin e tij.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.