Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Osimhen pranon të tranferohet te Bayern Munich: E fejuara e nigerianit ishte shumë bindëse
    Ballina-1

    Osimhen pranon të tranferohet te Bayern Munich: E fejuara e nigerianit ishte shumë bindëse

    29/06/2023 10:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Osimhen pranon të tranferohet te Bayern Munich: e fejuara e nigerianit ishte shumë bindëse

    Këto janë ditë plot tension në shtëpinë e Napolit ku ka situata të ndryshme për të cilat duhet të merret një vendim shpejt.

    Nga çështja Giuntoli që nuk po arrin të çlirohet për të shkuar te Juventus, te kërkimi i zëvendësuesit të Kim, për tu ndalur te e ardhmja e Osimhen. Nga Gjermania po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse zërat që e shohin nigerianin te Bayern Munich. Tani gazeta Sport1 ka pikasur një prapaskenë të veçantë që mund të jetë vendimtare për qendrimin ose jo të sulmuesit te Napoli i Rudi Garcia.

    Çmimi i Osimhen është vërtet i lartë. Aurelio De Laurentiis nuk do ta lërë të shkojë nëse oferta nuk është të paktën treshifrore. Kjo është ajo që të gjithë e dinë tani dhe që i frikëson pretendentët e nigerianit. Por nga Gjermania bëjnë të ditur se Bayern Munich është shumë i interesuar dhe do të përdorë vullnetin e sulmuesit për t’a kthyer në Bundesligë. Në fakt, sulmuesi ka një të kaluar te Wolfsburg edhe pse jo me kujtime të shkëlqyera. Tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Osimhen ka dëshirën për të konkurruar sërish në këtë kampionat. Kështu shkruan gazeta gjermane Sport1, që zbulon gjithashtu një prapaskenë të veçantë që mund të orientojë negociatat.

    E FEJUARA GJERMANE

    Prapaskena ka të bëjë me të dashurën e Victor Osimhen e cila është gjermane. Vajza është me origjinë nga Wolfsburg, skuadra gjermane në të cilën luante nigeriani. Familja e vajzës jeton në Gjermani dhe kjo mund të bëjë që lojtari të kërkojë shitjen. Gjithashtu sipas Sport1 tashmë ka një marrëveshje mes klubit bavarez dhe sulmuesit të Napolit. Tashmë i takon gjermanëve të hyjnë në një negociatë bindëse që mund të bëjë që rezistenca e Aurelio De Laurentiis të rrëzohet.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.