Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Osmani takon presidentin e FIFA-së, flasin për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë
    Ballina-2

    Osmani takon presidentin e FIFA-së, flasin për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë

    30/07/2024 09:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Lojërave Olimpike “Paris 2024” që filluan më 26 korrik, ka qëndruar edhe në zyret e FIFA-s, ku është pritur nga presidenti i organit qeverisës të futbollit botëror, Gianni Infantino, për të diskutuar rreth përmirësimit të infrastrukturës sportive në Kosovë.

    Infantino, nëpërmjet një postimi në “Instagram” të martën, përveç se e ka cilësuar “privilegj” takimin me Osmanin, ka shtuar se FIFA do të vazhdojë mbështetjen ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    “Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi plane për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”, ka shkruar ai, duke kujtuar një vizitë të realizuar në Kosovë në 2022.

    Ndryshe, vendi i vogël ballkanik së shpejti do të fillojë të përgatitet për fushatën e tretë kualifikuese për kampionatin botëror në vitin 2026, i cili mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Meksikë dhe Kanada. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.