Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pa mbaruar stadiumi i qytetit, në Gjilan premtohen projekte të reja në futboll
    Ballina-1

    Pa mbaruar stadiumi i qytetit, në Gjilan premtohen projekte të reja në futboll

    26/12/2024 20:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gur themeli për rinovimin e stadiumit në Gjilan ishte vendosur në vitin 2017. Në bazë të projektit të vjetër, rinovimi është dashur të përfundonte më 23 tetor të vitit 2020. Punimet u ndërprenë në gusht të vitit 2022, kur Komuna e Gjilanit shkëputi kontratën me kompaninë e kontraktuar. Punimet janë ndërprerë pa u bërë shumë punë. Stadiumi në Gjilan ka mbetur veç projekt tash e disa vjet, pavarësisht premtimeve të shumta për ndërtimin e tij. Drita e Gjilani po i vuajnë pasojat më së shumti nga rinovimi i stadiumit që është ende në proces të prokurimit. 

    Por, në Gjilan mund të nisë një fushë tjetër dhe fusha ku Drita e Gjilani i luajnë ndeshjet të bëhen punë shtesë.

    Kështu shkruan të enjten në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës pas takimit që pati i pari i shtëpisë së futbollit, Agim Ademi, me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

    “Një nga temat e diskutimit ishte përmirësimi i infrastrukturës së stadiumit në të cilin aktualisht janë duke u zhvilluar ndeshjet në Gjilan, e që do të krijonte kushte më të mira si për klubet, ashtu edhe për tifozët, duke pasur parasysh se projekti i rindërtimit të stadiumit të qytetit në Gjilan është ende në proces të prokurimit. Po ashtu, Ademi e Hyseni biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve për ndërtimin e një fushe të re, që do të shërbente për garat e klubeve dhe shkollave të këtij regjioni. U diskutua edhe rreth punimeve finale në mënyrë që SC Gjilani dhe FC Drita të zhvendosen në komplekset e tyre të reja sportive, të cilat tashmë janë në proces të ndërtimit.

    Drita është një prej klubeve më të organizuara në Kosovë. Organizimi nuk ka munguar as te klubi i Gjilanit. Dy skuadrat, në mungesë të stadiumit, ndeshjet si vendës i kanë zhvilluar në fushën me bar sintetik në Gjilan, ndonëse u ishte premtuar se shumë shpejt do t’i zhvillonin ndeshjet në stadiumin kryesor të qytetit.

    Në shtator të vitit të kaluar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte njoftuar se “stadiumi i Gjilanit po bëhet”. Megjithatë është bërë “histori” rinovimi i stadiumit në Gjilan. Për përfundim duhet pritur edhe disa vjet.

    Rindërtimi i stadiumit në Gjilan është paraparë t’i kushtojë shtetit 15 milionë euro.

    “Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe është i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar. Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë. Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal”, kishte shkruar ministri Çeku.

    Qindra miliona euro janë investuar në infrastrukturën sportive në Kosovë në dy dekadat e fundit. Por, ajo vazhdon të jetë larg gjendjes së duhur. Vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” i plotëson të gjitha kriteret për t’u zhvilluar një ndeshje e Kosovës. Në proces të rinovimit janë stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, ai i Gjakovës e shumë të tjera. Sa u takon sporteve të tjera, shumica e aktiviteteve ndërkombëtare zhvillohen në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, që mezi plotëson kriteret minimale për ngjarje ndërkombëtare. Ndërkohë MKRS-ja njofton vazhdimisht për investime në objekte të ndryshme të sportit.

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.