Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pacolli: I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA, siç po shihet Graniti nuk është rrugaç
    Ballina-2

    Pacolli: I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA, siç po shihet Graniti nuk është rrugaç

    05/12/2022 16:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pasi FIFA ka hapur procedurat disiplinore ndaj Serbisë për ndeshjen ndaj Zvicrës në Kupën e Botës.

    Pacolli nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook është shprehur i lumtur që Serbia po hetohet nga FIFA.

    “I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA për diskriminim, ndër të tjera. Për këtë bëra thirrje edhe në Twitter dy javë më parë. Graniti është dhe mbetet krenaria jonë! Urime”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    Pacolli në komentin e bërë në po të njëjtin postim, ironizoi me analisten Zana Avdiu e cila kritikoi një veprim të Xhakës duke e quajtur “akt prej një rrugaçi”.

    “Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, komentoi Pacolli.

    Ditë më parë, kur raportohej se Xhaka mund të dënohej nga FIFA për festën e tij pas ndeshjes me fanellën me emrin Jashari, Pacolli doli publikisht duke bërë të ditur se gjobën e mundshme të Xhakës do ta paguante ai.

    Granit Xhaka festoi me fanellën e Ardon Jasharit, përfaqësuesit tjetër shqiptar të Zvicrës.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.