Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Paderborni fiton ndeshjen “problematike”
    Ballina-1

    Paderborni fiton ndeshjen “problematike”

    15/12/2023 22:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Paderbornit ka fituar ndeshjen “problematike” ndaj Hansa Rostockut. Dueli i luajtur të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 17-t të Bundesligës 2, ka përfunduar me fitoren 3:0 të Paderbornit.

    Në fakt, ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të telasheve me tifozët në tribuna. Fillimisht, u ndërpre në minutën e 13-të për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga tifozët në shenjë kundërshtimi për hyrjen e një investitori në ligën gjermane të futbollit.

    Kjo ndërprerje zgjati pesë minuta me skuadrat që shkuan në zhveshtore për t’u rikthyer sërish.

    Pastaj tifozët kanë hedhur fishekzjarrë për ta shkaktuar një ndërprerje tjetër në pjesën e dytë.

    Te Paderborni gjatë tërë ndeshjes luajti Florent Muslija, i cili në kohën shtesë u ndëshkua me karton të verdhë. Po ashtu, i pazëvendësueshëm te Paderborni ishte edhe mbrojtësi Visar Musliu.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.