Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Paderborni kërkon të paktën tre milionë euro për Muslijën
    Ballina-2

    Paderborni kërkon të paktën tre milionë euro për Muslijën

    28/12/2023 20:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtuesit e skuadrës së Paderbornit e kanë parasysh se do ta kenë mision të vështirë për ta mbajtur mesfushorin Florent Muslija me t’u hapur afati kalimtar i janarit. Mirëpo te Paderborni tashmë kanë ndërmarrë një veprim në këtë aspekt pasi kanë njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e 25-vjeçarit. Paderborni që bën gara në Bundesligën 2, tashmë ka marrë ofertë zyrtare nga Bochumi i Bundesligës, si dhe disa skuadrave të tjera të elitës gjermane për Muslijën, të cilat i ka kthyer prapa.

    Edhe pse nuk i ka bërë publike ofertat për mesfushorin e Kosovës, Paderborni ka bërë të ditur se Muslija nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit “për pak para”. Te Paderborni po kërkojnë ta paktën tre milionë euro për ta lënë të lirë Muslijën në muajin e ardhshëm. Muslija ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të Bundesligës pas paraqitjeve të mira që në pjesën e parë të këtij edicioni i pati me fanellën e Paderbornit.

    Ai është ndër lojtarët kyç të ekipit, ndërsa deri më tani, Muslija ka shënuar 9 gola e ka bërë 6 asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat. Muslija ka kontratë me Paderbornin deri në fund të këtij edicioni dhe në rast se nuk shitet në janar, atëherë mund të largohet nga ekipi gjerman si lojtar i lirë nëse nuk e rinovon kontratën.

    “Për pak para, Muslija nuk do të shitet tek asnjë klub, kjo është më se e sigurt”, ka paralajmëruar Benjamin Weber, drejtori sportiv i Paderbornit. “Ka interesim, por nuk mund të imagjinoj nëse ndonjë klub është në gjendje të bëj ofertë të tillë për Florentin, që ne do ta shqyrtojmë”.

    Muslija iu bashkua Parderbornit në janar të vitit të shkuar nga skuadra e Hannoverit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Karlsruheri. Aktualisht, Paderborni është i pesti në Bundesliga 2 pas 17 ndeshjeve të zhvilluara në pjesën e parë të këtij edicioni.

    Ka tubuar 27 pikë, tetë më pak se Holstein Kiel që është lider. Dy pozitat e para në Bundesligën 2, edicionin tjetër do të promovohen direkt në elitën e futbollit gjerman, ndërsa vendi i tretë do të luajë në plejaut. Skuadra e St. Paulit është e dyta me 33 pikë të mbledhura. Muslija prej vitit 2019 është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, për të cilën ka shënuar një gol në 23 paraqitje.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.