Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pak ditë para derbit të Romës, Mourinho “godet” Taren: Ndoshta ai është problemi i Lazios
    Futboll ndërkombëtar

    Pak ditë para derbit të Romës, Mourinho “godet” Taren: Ndoshta ai është problemi i Lazios

    04/11/2022 18:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Derbi i Romës fillon të dielën, por përplasja mes Romës dhe Lazios tashmë ka filluar jashtë fushës.

    Jose Mourinho ka komentuar deklaratën e shqiptarit, Igli Tare, i cili e quajti Ligën e Konferencës “kompeticion i dështakëve”.

    Roma dhe Lazio do të takohen të dielën, në stadiumin “Olimpico” nga ora 18:00, por tashmë “loja” ka filluar jashtë fushës.

    Lazio ra në Ligën e Konferencës pasi përfundoi në vendin e tretë në Grupin F të Ligës së Evropës. Rezultati i tyre i dobët në Evropë i ka bërë njerëzit të flasin veçanërisht pasi drejtori sportiv, Igli Tare, e quajti Ligën e Konferencës si një “kompeticion të dështakëve” javën e kaluar.

    Roma fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e kaluar, kurse këtë sezon ka kaluar fazën e grupeve në Ligën e Evropës duke përfunduar e dyta në Grupin C.

    Pas fitores së mbrëmshme ndaj Ludogorets në “Olimpico”, Mourinho tha se Lazio është favorit për të fituar Ligën e Konferencës, por gjithashtu i dërgoi një mesazh të qartë drejtorit të tyre.

    “Sinqerisht, unë mendoj se ata janë favoritët, si West Ham, Fiorentina apo Leicester vitin e kaluar” tha trajneri portugez.

    “Nuk kam parë se kush u eliminua [nga Liga e Evropës], por për mua, ata janë favorit tani. Ata kanë trajnerin, lojtarët dhe ekipin për ta bërë këtë. Ndoshta problemi është që zoti Tare nuk dëshiron [të fitojë] sepse nuk i pëlqen ky kompeticion”, shtoi Mourinho.

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.