Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pak para ndeshjes ndaj Izraelit, Kurti i del në përkrahje Kombëtares së Kosovës
    Ballina-1

    Pak para ndeshjes ndaj Izraelit, Kurti i del në përkrahje Kombëtares së Kosovës

    25/03/2023 18:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim përkrahës për Kombëtaren e Kosovës, që sot nis ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    “Dardanët” do të përballen me Izraelin në stadiumin “Bloomfield”, teksa ndeshja fillon në ora 18:00.

    Kurti ka thënë se sot, si dhe në çdo ndeshje tjetër, është me Kosovën.

    “Pas pak nisim rrugëtimin tonë të dytë për kualifikim në Kampionatin Evropian. Kësaj radhe me qëllim dhe bindje edhe më të fortë që nga Grupi I, do të vazhdojmë në EURO 2024.

    Përderisa kjo është hera e parë që do të ndeshemi me Izraelin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, sot shënon moment historik duke u bërë i pari lojtar që luan ndeshjen e 50 me ekipin e Kosovës.

    Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë. 

    “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar.

    Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.